19 Tetor 2016 - 19:07
Në fillim të seancës, avokati i saj, Florin Vertopi, ka kundërshtuar pjesëmarrjen e kamerës së KTV-së në gjykim.
Ai është thirrur në nenin 208 të Kodit të Procedurës Penale, por i cili në fakt rregullon incizimin e seancës për nevoja të Gjykatës dhe palëve e jo për mediat.
Gjyqtari Valon Kurtaj ka vendosur ashtu siç e parasheh neni 301, sipas të cilit lejohet incizimi audio dhe video i gjykimeve publike, megjithëse e ka kufizuar incizimin në vetëm disa minuta. E pandehura Bukurije Haxhimurati ka thënë se nuk e ndjen veten fajtore.
Ajo akuzohet se gjatë viteve 2011 deri 2013, në cilësinë e personit zyrtar, si referente në Gjykatën Supreme, ka marrë ryshfet shumën prej 13 mijë eurosh.
Kjo ishte bërë në këmbim të lehtësimit të lirimit nga burgu apo për zbutjen e dënimit të Dëshmitarit C, i cili është dëshmitar bashkëpunues në këtë rast.
Gjykata i ka dhënë afat 1 muaj mbrojtjes që të paraqesë me shkrim kundërshtimet për aktakuzën.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...