Ish-drejtori, ndihmësi i tij dhe 8 zyrtarë të Burgut të Dubravës pezullohen nga puna [video]

19 Tetor 2016 - 19:03      

10 zyrtarë të Shërbimit Korrektues të Kosovës, përfshirë udhëheqësit dhe ish-drejtuesit e këtij shërbimi, janë pezulluar nga pozitat e tyre, raporton KTV.

Ish-drejtori i Shërbimit Korrektues, Emrush Thaçi, zëvendësdrejtori i këtij shërbimi, Shemsi Hajrizi, drejtori i Qendrës Korrektuese në Dubravë, Ismail Dibrani, si dhe 7 zyrtarë të tjerë të këtij shërbimi janë zyrtarët e pezulluar nga Ministria e Drejtësisë.
Kjo ministri, përmes një njoftimi për media, ka bërë të ditur se pas pranimit të një shkrese nga Prokuroria Themelore e Prishtinës për ngritjen e një aktakuze ndaj zyrtarëve në fjalë, ka marrë vendimin për largimin e përkohshëm nga puna.

Krejt kjo, sipas Ministrisë, është bërë me qëllim që procedura penale të zhvillohet në mënyrë të pavarur, të paanshme dhe të pandikuar.

Mirëpo, zëvendësdrejtori i Shërbimit Korrektues, Shemsi Hajrizi, këtë vendim të ministrisë e ka quajtur të ngutshëm. Kjo pasi që, sipas tij, gjykata ende nuk e ka dhënë verdiktin në këtë rast.
Dy vjet më parë, Prokuroria kishte nisur hetimet ndaj kryetarit të Skenderajt, Sami Lushtaku, i cili bashkë me dy të akuzuar të tjerë, Sahit Jashari e Ismet Haxha, ishin zhdukur nga QKUK-ja.


 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...