Vetëvendosje thotë se RTK vazhdon t’ia mohojë pjesëmarrjen në emisione

19 Tetor 2016 - 16:59      

Përmes një postimi në Fecabook, Vetëvendosje ka thënë se Radio Televizioni i Kosovës vazhdon veprimet diskriminuese sa i përket paraqitjes në emisione televizive të subjektit më të madh opozitar, Vetëvendosjes!.

Sipas këtij shkrimi në rrjetin, Vetëvendosje vazhdon se “pas një refuzimi të gjatë për të intervistuar kryetarin Visar Ymeri, RTK sot ia ka pamundësuar pjesëmarrjen në një emision debatues të orës 17:00 përfaqësuesit tonë, Ylli Hoxha, i cili është anëtar i Kryesisë së Vetëvendosje. Transmetuesi publik RTK ka vendosur që në këtë emision të ftojë vetëm përfaqësuesit nga PDK dhe AAK, transmeton koha.net.

Ky veprim, sipas VV-së, “është aq sa i padrejtë, po aq dëshmi se RTK nuk po mund assesi të çlirohet nga ndikimi i pushtetit, më saktë i klanit "Pronto" apo krerëve të krimit në Kosovë. Ky veprim tregon se RTK është e vendosur që të mbetet zëdhënës i klanit "Pronto", dhe në përputhje me këtë, ky medium po përpiqet ta izolojë Vetëvendosjen!.

“Mentor Shala dhe krerët e tjerë të transmetuesit publik që e kanë shndërruar në altropalant të pushtetit, duhet ta kenë të qartë se RTK është institucion i qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe që paguhet nga taksat e tyre, e jo i Kadri Veselit”, e cila përfundon se “ nuk do të lejojmë që RTK të vazhdojë të mbetet si një dikaster qeveritar që propagandon për pushtetin, por do të angazhohemi për çlirimin e këtij institucioni dhe kthimin e tij tek qytetarët”.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...