19 Tetor 2016 - 16:46
Në takim, delegacioni i Kosovës i kryesuar nga ministrja Edita Tahiri, kryenegociatore, prezantoi atë që ajo e quajti progres në përgatitjet për zbatimin e marrëveshjes për reciprocitet në kuadër të lëvizjes së lirë, e cila, thotë kumtesa, do të heqë nga përdorimi tabelat ‘prova’ që janë aplikuar nga ana e Serbisë për qytetarët e Kosovës.
Sipas kumtesës, edhe pala serbe konfirmoi gatishmërinë për zbatimin e marrëveshjes si dhe paraqiti progresin në procesin përgatitor për implementim.
Pas diskutimeve rreth pajisjes së veturave me letër ngjitëse që do të vlejnë për të dyja palët, BE-ja kërkoi që të dyja shtetet të marrin përsipër që pajisja e veturave me letër ngjitëse të bëhet pa pagesë e cila nënkupton se qeveritë e të dyja shteteve duhet t’i marrin përsipër shpenzimet për prodhimin e tyre.
Po ashtu u caktuan edhe specifikat e letër ngjitësve dhe modalitetet e zbatimit të këtij dakordimi.
U fol edhe për zbatimin e heqjes së targave ilegale që përdoren nga qytetarët në komunat veriore të Kosovës.
Delegacioni i Kosovës raportoi për hapjet e zyrave të regjistrimit civil dhe gjendjes civile në katër komunat veriore.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...