Hoxhaj e Bushati bashkë përurojnë Konsullatën e përbashkët në Munich

19 Tetor 2016 - 15:47      

Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj pas përfundimit të vizitës në Suedi po qëndron në Munich të Gjermanisë, ku po merr pjesë në Forumin Ekonomik për Ballkanin Perëndimor të organizuar nga dhomat e tregtisë të Munich dhe Bavarisë së Epërme, si dhe qeverisë së këtij shteti. Pjesëmarrës është edhe ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati dhe përfaqësues të vendeve të rajonit.

Në fjalën e tij, Hoxhaj ka thënë se Kosova është duke punuar intensivisht në dy procese paralele që kanë të bëjnë me zhvillimin ekonomik të saj, ku bën pjesë pjesëmarrja dhe prezantimi i potencialeve në forume ekonomike me vendet e tjera të Ballkanit përfshirë edhe këtë që aktualisht po mbahet, si dhe në kuadër të Procesit të Berlinit ku deri më tani Kosova ka përfituar disa projekte të rëndësishme.

Së dyti, Kosova në agjendën e saj bilaterale ka takime të veçanta me shtete ku vazhdimisht promovon diplomacinë ekonomike dhe në fokus janë organizimi i forumeve të përbashkëta ekonomike.

“Institucionet e Kosovës janë duke punuar intensivisht për zhvillimin ekonomik të shtetit tonë. Aktualisht janë dy procese paralele me prioritet që edhe ne si MPJ po i shtyjmë përpara. E para është puna në forume të përbashkëta ekonomike me vendet e tjera të Ballkanit dhe me përkrahjen e BE-së dhe qeverive të tjera për të përfituar projekte të përbashkëta. Në anën tjetër, në agjendën bilaterale kemi takime veç e veç me shtete për promovimin e investimeve direkte në Kosovë dhe forcimin e marrëdhënieve në mes shteteve, ku prioritet është organizimi i forumeve të përbashkëta”, ka thënë Hoxhaj.

Pas takimeve që do t’i zhvillojë në Mynih, Hoxhaj së bashku me Ministrin Bushati do të përurojnë hapjen e Konsullatës së përbashkët Kosovë-Shqipëri në Munich të Gjermanisë, si një nga zotimet e dala nga mbledhjet e përbashkëta të dy qeverive.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...