19 Tetor 2016 - 14:47
Pasi dëgjoi kërkesat dhe nevojat e tyre, kryeparlamentari Veseli u shpreh i nderuar që gjendet në mesin e një brezi që ka kontribuuar shumë për zhvillimin e Kosovës, duke e shndërruar atë në një vend universitar dhe industrial.
Kreu i Kuvendit tha se ka përmirësime sa i përket statusit të pensionistëve në shoqërinë e Kosovës, por shtoi se kjo nuk është e mjaftueshme.
“Ju meritoni më shumë. Pragu i pensionit për kontributdhënës duhet të jetë së paku 200 euro. Të krijojmë kushte që pensionistët të vazhdojnë dinamikën e jetës dhe kontributin e tyre edhe pas moshës 65-vjeçare”, theksoi kryetari Veseli.
Ai shtoi se një rëndësi e veçantë duhet t’i kushtohet edhe rehabilitimit të kësaj pjese të shoqërisë, duke e kthyer atë në tretman periodik.
Kryetari i Kuvendit tha se buxheti i shtetit është i ngarkuar me skema sociale dhe se duhet të krijohen mundësitë që përfitues të kësaj skeme, nën moshën 65-vjeçare, të futen në tregun e punës, duke e liruar kështu buxhetin dhe adresuar për pensionistët.
Veseli theksoi nevojën e sanimit të defekteve eventuale që lidhen me përkujdesjen institucionale ndaj kësaj kategorie, ndërsa konfirmoi mbështetjen e tij për kërkesat e arsyeshme që mund të adresohen.
Kryetari i Lidhjes së Pensionistëve, Shaban Kajtazi, nga ana e tij, falënderoi Veselin për vizitën, duke e konsideruar atë shenjë të interesimit dhe përkujdesjes institucionale ndaj kësaj pjese të rëndësishme të shoqërisë sonë.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...