19 Tetor 2016 - 14:34
Përveç që do të furnizojë me pasaportë biometrikë, kjo kompani ka ofruar edhe sistem për personalizimin e pasaportave edhe tri vitet e fundit dhe do të vazhdojë, transmeton Koha.net.
Sipas planetbiometrics.com, Veridos do të jetë përgjegjëse edhe për menaxhimin e të dhënave dhe mirëmbajtjen e softwareve e pajisjeve hardwarike.
“Jemi shumë krenarë për vazhdimin e bashkëpunimit me Republikën e Kosovës. Kjo dëshmon për bashkëpunimin tonë të suksesshëm për tri vitet e fundit”, ka thënë drejtori gjeneral i kompanisë Hans-Wolfgang Kunz.
Pasaportat e Kosovës kanë qenë dokumentet e para të identifikimit në Europë me funksionin Supplemental Access Control.
“Kemi qenë të nderuar të jemi pjesë e një procesi që lejoi qytetarët e Kosovës për të përmbushur kriteret teknike për pasaportat biometrik për të udhëtuar pa viza në zonën Schengen”, ka thënë Labinot Çarreti, zëvendës president i lartë i shitjes në kompani.
Me gjithë këto Kosova ende nuk ka marrë të drejtën që qytetarët e saj të udhëtojnë pa viza, duke mbetur vendi i fundit në Ballkan pa këtë të drejtë.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...