Hoxha: Bashkëpunimi me Austrinë do të thellohet

19 Tetor 2016 - 13:54      

Marrëdhëniet tona me Austrinë duhet të ri-fuqizohen në përputhje me Konventat e Këshillit të Evropës, ndihmën e ndërsjellë juridike në çështjet penale dhe me protokollet shtesë të këtyre konventave, theksoi ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha.

Këto komente, Hoxha i ka bërë gjatë takimit me ambasadorin austriak në Kosovë, Gernot Pfandler dhe me këtë rast e njohu me prioritetet e ministrisë.

“Marrëdhëniet tona me Austrinë duhet të ri-fuqizohen në përputhje me Konventat e Këshillit të Evropës, ndihmën e ndërsjellë juridike në çështjet penale dhe me protokollet shtesë të këtyre konventave”, theksoi ministrja.

Ambasadori Pfandler përgëzoi ministren Hoxha në përkushtimin e saj për fuqizimin e sundimit të ligjit dhe theksoi se ka mundësi të mira për thellimin e bashkëpunimit duke ofruar përkrahje në forcimin e shtetit ligjor dhe procesin euro-integrues të Kosovës. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...