Kryeministri paralajmëron takim me opozitën për demarkacionin

19 Tetor 2016 - 13:04      

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka paralajmëruar një takim me opozitën për të diskutuar rreth demarkacionit me Malin e Zi.

Gjatë Konventës së parë të industrisë së drurit në Kosovë, Mustafa ka thënë se do të bëjnë përpjekje për bashkërendimin e qëndrimeve me opozitën, para se demarkacioni të procedohet në Kuvendin e Kosovës.

“Unë mendoj që do të takohemi me opizitën qoftë në mënyrë të drejtëpërdrejtë qoftë përmes formave përmes të cilave kemi siguruar deri tash takime edhe me pjesëmarrje të ambasadorëve të huaj. Do të bëjmë përpjekje që të bashkërendojmë qëndrimet tona para se të procedojmë në Kuvend”, ka thënë Mustafa.

“Ky është edhe shkaku që unë nuk po ngutem që ta procedoj në Kuvend derisa t'i shtjerrim të gjitha mundësitë e dialogut me opozitën në mënyrë që demarkacioni të jetë si rrjedhojë e një pajtimi të përbashkët”.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...