
19 Tetor 2016 - 11:52
Ky komision ka kërkuar nga Kryesia e Kuvendit që 24 qershorin ta shpallin ditë memoriale për minoritetin egjiptian, transmeton Koha.net.
Agim Çeku, në mungesë të Jasmina Zhivkoviqit, ka udhëhequr mbledhjen e komisionit duke thënë se Ligji për Festa Zyrtare duhet të ndryshohet në tërësi.
“Ligji për Festa Zyrtare duhet të ndryshohet në tërësi. Ka shumë festa të panevojshme”, ka thënë Çeku, teksa ka shtuar se nuk i takon komisionit të heq nga kalendari i festave ato ditë.
Çeku insistoi se megjithatë kjo është veç një iniciativë që do t’i dërgohet Qeverisë dhe se ligji duhet të ndryshohet nga ajo, e më pas të kthehet në komision.
Me caktimin e ditës memorial për egjiptianet mbeten vetëm komuniteti serb pa dite memoriale, por që me ligje u takojnë dy te tilla.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...