19 Tetor 2016 - 11:16
Këtë deklaratë Veseli e bëri pas takimit që pati me nënkryetarin e komunës së Leposaviqit, Mihret Salkoviq.
Veseli tha se shumë shpejt do ta vizitoj edhe zyrtarisht komunën e Leposaviqit pasi që është i ftuar nga Lista Serbe, raporton KP.
Kryetari i Kuvendit është pyetur edhe për kthimin e mundshëm të ministrave serbë në Qeveri, për të cilët tha se pret shumë shpejt që ata të kthehen.
“Zyrtarisht ende s’janë kthyer por kemi kontakte. E kanë një qëndrim politik por besoj që shpejt do të përmirësohet situata dhe do të kthehen”, tha Veseli.
Veseli tha se me nënkryetarin e Leposaviqit kanë biseduar për situatën në këtë komunë dhe për infrastrukturën dhe mundësisë e investimeve në atë pjesë.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...