MTI organizon Forum për Investime dhe Tregti në Londër, Mustafa prin delegacionin

19 Tetor 2016 - 09:59      

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, përkatësisht Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë në bashkëpunim me Ambasadën e Britanisë së Madhe në Kosovë, më tre nëntor do të organizojë në Londër Forumin BM/SHBA - Kosovë për Investime dhe Tregti.

Sipas komunikatës së dërguar nga MTI, Isa Mustafa do t’i prijë delegacionit të përfaqësuesve të lartë qeveritarë të Kosovës që do të jenë në Londër, transmeton Koha.net.

Ata do të prezantojnë mundësitë për investime që ofrohen në Kosovë para investitorëve potencialë

“Forumi do të përqendrohet në sektorët ekonomikë të infrastrukturës, energjisë, shërbimeve financiare dhe teknologjisë informative. Njëkohësisht në kuadër të Forumit do të organizohen takime G2B në mes të përfaqësuesve të Qëverisë së Republikës së Kosovës dhe kompanive të interesuara si dhe takime B2B në mes të kompanive kosovare dhe atyre britanike dhe amerikane”, thuhet në komunikatën e MTI-së.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...