AAK: Vlerësim rrëqethës i DASH-it për trafikimin me qenie njerëzore

19 Tetor 2016 - 09:44      

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e vlerëson tronditës realitetin që e përshkruan Departamenti Amerikan i Shtetit në Raportin e vitit 2016 për Kosovën mbi Trafikimin me Qenie Njerëzore.

“Kosova është vend burim dhe destimin për burrat, gratë dhe fëmijët, që përdoren për qëllim të trafikimit për seks dhe punë të detyruar, përfshirë edhe në industrinë e restoranteve. Korrupsioni qeveritar krijon një mjedis që u mundëson disa krimeve të trafikimit. Disa zyrtarë policorë, punonjës të Ministrisë së Punës dhe zyrtarë tjerë qeveritarë janë akuzuar ose dënuar për krime të trafikimit”, thuhet ndër të tjera në raportin e Departamentit të Shtetit sipas AAK-së, transmeton Koha.net.

AAK-ja thotë se është tronditëse përgjegjësia që administrata amerikane në mënyrë direkte i vendos Qeverisë së Kosovës, duke e vlerësuar si “krijuese të mjedisit që mundëson krimet e trafikimit”.

Një pjesë e raportit të bashkangjitur në shqip nga AAK:

Kosova është vend burim dhe destimin për burrat, gratë dhe fëmijët, që përdoren për qëllim të trafikimit për seks dhe punë të detyruar, përfshirë edhe në industrinë e restoranteve. Shumica e viktimave të trafikimit janë vajza, megjithëse grupet kriminale në Kosovë po ashtu detyrojnë në prostitucion gra nga Shqipëria, Moldavia, Rumania, Serbia dhe vende tjera evropiane. Gratë dhe vajzat janë viktima të trafikimit seksual në shtëpi dhe apartamente private, klube të natës dhe sallone masazhi. Trafikantët u ofrojnë punësim si kërcimtare dhe këngëtare në restorante – dhe nganjëherë premtime të rreme për martesë – por pastaj i detyrojnë viktimat për trafikim seksual.

Trafikantët në mënyrë të rritur po përdorin mediet sociale për të rekrutuar viktimat. Fëmijët nga Kosova dhe vendet fqinje janë të detyruar të kërkojnë lëmoshë brenda vendit.

Gjatë periudhës raportuese, autoritetet kanë identifikuar fëmijë që shfrytëzohen si kërcimtare dhe shoqërim (eskortë), të cilët po ashtu janë viktima të trafikimit seksual. Trafikantët targetojnë shtetas të Kosovës që t’i detyrojnë për prostitucion dhe punë të detyruar gjithandej Evropës.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...