Tërnava: Falënderojmë Allahun që na e fali Erdoganin

18 Tetor 2016 - 23:28      

Vazhdojnë të dalin në pah të tjera deklarata interesante të krye-myftiut të Kosovës, të bëra së fundi në Turqi.

Në një citat të ri ai e falënderon Zotin për ekzistimin e presidentit turk, Recep Tayypi Erdogan.

“Këto sulme, në të njëjtën kohë synonin qe t'i shkëpusnin marrëdhëniet e Turqisë me botën. Para se të gjithash, ne jemi falënderues që kemi shqiptarë që janë të bekuar nga Zoti që jetojnë në Turqi, pasi që atyre u është dhuruar nga Allahu një lider i madh si Recep Tayyip Erdogan. Jemi me fat”, ka thënë Tërnava, raporton KTV.

Komentet e tij janë bërë gjatë qëndrimit në Turqi për një samit me klerikë myslimanë nga Evropa dhe Azia, ku pjesëmarrësit e kanë dënuar tentimin e grusht-shtetit dhe e kanë quajtur terroriste organizatën e Fetullah Gulenit.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...