Të premten nis gjykimi i rastit “Stenta”, dy prokurorë specialë për ta mbrojtur aktakuzën

19 Tetor 2016 - 07:15      

Afera më e madhe e zbuluar në shëndetësi e njohur si rasti “Stenta” do të fillojë të trajtohet në gjykatë. Gjashtëdhjetë e katër të akuzuarit e këtij rasti këtë të premte do të dalin para gjykatës, shkruan sot Koha Ditore.

Prokuroria Speciale, e cila ka ngritur këtë aktakuzë, ka shtuar përgatitjet për ta provuar fajësinë e mjekëve e të zyrtarëve të lartë shtetërorë për këtë rast.

Gazeta nga burime të veta ka mësuar se përveç prokurorit të rastit Besim Kelmendi, këtë rast do ta mbrojë edhe prokuroi special Admir Shala. Shala është prokuror i Prokurorisë Speciale.

Në Prokurorinë e Shtetit nuk kanë dhënë sqarime për këtë rast, përveçse është rritur numri i prokurorëve që do të merren me këtë lëndë.
(Shkrimin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...