Opozita akuzon Ramën se la në hije Kosovën, pozita e lavdëron si proaktiv

19 Tetor 2016 - 06:30      

Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Kosovës, sollën të martën debate mes mazhorancës dhe opozitës në Komisionin e politikës së jashtme, shkruan sot Koha Ditore.

Ky komision zhvilloi të martën seancë dëgjimore me drejtorin e përgjithshëm të Çështjeve Politike dhe Strategjike, në Ministrinë e Punëve të Jashtme, Ferit Hoxha, mbi vlerësimet dhe parashikimet lidhur me situatën dhe zhvillimet e pritshme në rajon, si dhe me ndikimet e tyre, rolin dhe qëndrimet e faktorit shqiptar në këtë kuadër.

Ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë dhe nënkryetar i Komisionit për politikë të jashtme, Aldo Bumçi, tha se niveli i marrëdhënieve mes Shqipërisë e Kosovës është në kuotat më të ulëta, dhe kjo, sipas tij, ndikohet nga marrëdhëniet që Shqipëria ka krijuar me Beogradin zyrtar.
(Më shumë lexoni sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...