A duhet lënë fëmijët e Luginës së Preshevës pa libra? [video]

18 Tetor 2016 - 21:40      

Opinionisti, Jusuf Thaçi në Rubikon të KTV-së duke debatuar mbi vizitën e Ramës në Beograd ka folur edhe për marrëveshjen e ndërmjetësuar nga BE për furnizimin me libra nga Qeveria e Kosovës për Luginën e Preshevës ndonëse tashmë kjo ka ndryshuar duke e bërë Shqipërinë kompetente për këtë detyrë.

Thaçi ka thënë se nuk sheh asgjë të keqe që Shqipëria të furnizoj me libra Luginën e Preshevës duke qenë se Kosova nuk e ka kryer një obligim të tillë.

“Nëse nuk e dinë, qe dy vite Qeveria e Kosovës qe dy vite “ka marrëveshje” me Qeverinë e Serbisë për libra në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc. Ato libra nuk shkojnë kurrë atje, janë të burgosura, përvec që merren taksat e qytetarëve të Kosovës, qytetarët atje nuk kanë libra. Ata janë fëmijë dhe kanë të drejtë të mësojnë në gjuhë të tyre. Nëse këtë problematikë hynë Shqipëria, nëse për Serbinë është e pranueshme që fëmijët shqiptarë atje të furnizohen me libra nga Shqipëria, ku është e keqja”, ka thënë Thaçi.

E për opinionistin, Imer Mushkolaj një gjë e tillë mbetet e papranueshme dhe në këtë rast Rama do të duhej të insistonte që të realizohej marrëveshja paraprake.
“Rama në këtë rast do të duhej të bënte presion të Vuçiq që marrëveshja të realizohej, ekziston një marrëveshje”, ka thënë ai.


 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...