“Kryeministrat shqiptarë gjithmonë e kanë përdorur politikisht Kosovën” [video]

18 Tetor 2016 - 21:37      

Opinionisti , Mufal Limani në Rubikon të KTV-së ka thënë se secili kryeministër shqiptar ka pasur tendencë që të debatoj mbi Kosovën dhe ta përdorë çështjen e Kosovës për arsye politike.

E me këtë opinion të tij nuk është pajtuar Jusuf Thaçi, i cili insistoj se një gjë e tillë nuk është bërë asnjëherë. Madje ai vazhdoi ta përsëris se “asnjëherë nuk ka pasur një tendencë të tillë”.

“Ku e keni parë atë tendencë, edhe pa shtet qytetarët e Kosovës nuk mund t’i anashkalojë Shqipëria, edhe kur s’kemi pas shtet, Shqipëria s’ka mund të diskutoj për Kosovën”, ka thënë ai.

Limani i është përgjigjur se një tendencë e tillë është parë që nga Enver Hoxha dhe pasardhësit e tjerë të tij.

“Gjithë kryeministrat shqiptarë, prej Enver Hoxhës e këndej kanë diskutuar për Kosovën, kanë bërë marrëveshje për Kosovën, janë përfshirë në vendimmarrje për fatin e Kosovës”, përfundoi Limani.


 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...