Thaçi: Deklaratë e pamatur e Hoxhajt

18 Tetor 2016 - 20:34      

Lufta e UCK-së nuk do të mund të bëhej pa kontributin e Shqipërisë sipas opininistit Jusuf Thaçi.

Ai në Rubikon të KTV-së ka përmendur ndihmën e Shqipërisë, për çka tha se një gjë të tillë po mundohen ta minimizojnë “disa”.
“Kontributi i Shqipërisë nuk është aq i vogël sa pretendojnë ta paraqesin disa pasi lufta e Ushtrisë Çlirimtare e Kosovës nuk do të mund të bëhej pa ndihmën e Shqipërisë duke filluar prej armatimit”, ka thënë ai.

Opinionisti Thaçi theksoi se nuk në takimin e Ramës në Beograd nuk kishte asnjë qëndrim apo deklaratë negative për Kosovën.
Sipas tij, problemi kryesor është deklarata e ministrit të Jashtëm, Enver Hoxhaj mbi këtë takim, siç tha ai, të pamatshme dhe me tone të ashpra.

“Le të dalë dikush e të na tregojë se cili është qëndrimi i keq apo negativ që ka mbajtur Edi Rama në këtë takim. Problemi kryesor pse ka filluar ky debat është se kemi pasur një deklaratë të pamatshme të ministrit të Jashtëm të Kosovës i cili flet me një ton të ashpër”, përfundoi ai.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...