“Kosova nuk mund të anashkalohet në marrëdhëniet Serbi – Shqipëri”

18 Tetor 2016 - 20:19      

Asnjë vizitë e kryeministrit shqiptar, cili do qoftë ai, nuk është e keqe për Kosovën. Kështu u shpreh opinionisti, Mufail Limani në Rubikon të KTV-së ku u debatua mbi vizitën e kryeministrit Rama në Beograd dhe çështjen e Kosovës.

Ai ka thënë se nuk sheh asgjë të keqe as në këtë vizitë e as në ndërtimin e autostradës Nish – Prishtinë -Durrës.

“Nuk ka të keqe që kryeministri i Shqipërisë, cili do qoftë ai, të flas për Kosovën. Nuk ka të keqe as në ndërtimin e rrugës e cila realisht është duke u ndërtuar, nuk ka të keqe nëse kjo rrugë vazhdon deri në Serbi dhe bëhet pjesë e komunikacionit evropian”, ka thënë Limani.

Limani theksoi se është absurde të mendohet se Beogradi mund të lidhet me Shqipërinë duke e anashkaluar Kosovën.
“Është absurde të mendohet se Beogradi mund të lidhet me Shqipërinë duke anashkaluar Kosovën”, ka thënë Limani.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...