18 Tetor 2016 - 19:43
Delegacioni i kryesuar nga ministrja Edita Tahiri angazhua që marrëveshja për drejtësi të fillojë zbatimin sa më shpejtë si dhe njoftoi BE-në e Kosova ka bërë gjitha përgatitjet që të shtrihet sistemi unitar i drejtësisë edhe në veri të vendit, ku sipas marrëveshjes do të ketë një gjykatë themelore kompetente për shtatë komunat siç përcakton Ligji për Gjykatat, si dhe një Zyre Prokurorie dhe po ashtu konfirmoj se edhe aspekte tjera të marrëveshjes janë përgatitur për zbatim.
Po ashtu, çështjet lidhur me emërimin e gjyqtarëve, prokurorëve dhe stafit administrativ tashmë janë në fazën finale si dhe çështjet në lidhje me Gjykatën e Apelit, deri në përfundimin e këtij procesi Kosova mbetet e përkushtuar t’i rrumbullakojë në bashkëpunim të plotë me Bashkimin Evropian.
Nga ana e tyre, përfaqësuesit e Bashkimit Evropian theksuan se do të angazhohen që ky proces të realizohet në bazë të ligjeve të Kosovës dhe Marrëveshjes së Brukselit.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...