18 Tetor 2016 - 19:28
Për dy fotografi që nuk i ka dorëzuar, Vedat Veseli, 17 vjeçar, është larguar nga lista e të pranuarve.
Ai thotë se po ta dinte që ky do të ishte kushti për t’u regjistruar, do ta bënte edhe atë, por askush nuk e kishte lajmëruar.
E në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj thonë se 2 foto janë kusht për regjistrimin e studentit dhe për shkak të moskryerjes së këtij obligimi, janë larguar edhe 30 studentë të tjerë.
Sipas Armend Hysës, zyrtar për çështje studentore, universiteti nuk e ka për obligim t’i njoftojë kandidatët e pranuar se duhet të paraqiten për procedurat e regjistrimit.
Por nëse inspektorati arsimor vendos në favor të këtyre 30 nxënësve, atëherë të pranuarit e tjerë nuk do të largohen, por do t’i kërkohet Ministrisë së Arsimit që të rritet numri i të pranuarve.
Inspektorati arsimor i Ministrisë së Arsimit thotë se pala ka të drejtë të parashtrojë çdo ankesë dhe vendimi mund të merret duke u bazuar në vërtetësinë e rastit.
Për dy foto të pa dorëzuara, nuk bëhen studentë by kohanet
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...