Pse pak mjekë të interesuar për inspektorë shëndetësorë [video]

18 Tetor 2016 - 19:24      

Fakti se inspektorët shëndetësorë me projektligjin e ri parashihen të jenë shërbyes civilë, ky institucion rrezikon të mbetet pa resurse humane, raporton KTV.

Në nenin 7 të këtij projektligji, ku përcaktohet përgatitja profesionale dhe kushtet për inspektor shëndetësor, thuhet se inspektori shëndetësor duhet të jetë profesionist apo bashkëpunëtor shëndetësor i licencuar nga Ministria e Shëndetësisë.

Ardita Baraku, kryeinspektore Shëndetësore ka shprehur mëdyshjen nëse do të ketë mjekë të interesuar për të bërë punën e inspektoratit edhe për shkak të statusit që ky ligj përcakton.

Ndërkohë, ministri i Shëndetësisë ka tjetër qëndrim. Ai, në mbledhjen e qeverisë, e cila aprovoi projektligjin, tha se i njëjti do të forcojë rolin mbikëqyrës.

Ndryshe, inspektorati shëndetësor tash e sa kohë punon me vetëm 7 inspektorë, për të mbikëqyrur mbi 1500 institucione shëndetësore, derisa ai farmaceutik ka 5.


 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...