18 Tetor 2016 - 19:20
Ai ka deklaruar se kjo është pamundësuar nga udhëzimi administrativ dhe marrëveshja ekskluzive, e cila përcakton që Qendra e Automjeteve të Kosovës, pronë e kompanisë Devolli, të ketë të drejtën e homologimit të veturave për periudhën 10-vjeçare.
Në raportimin e tij që zgjati mbi 2 orë, Zharku ka folur për një numër punësh të kryera, sfidave dhe problemeve që i ka.
Ka deklaruar se në nëntor do të hapet për qarkullim deri në fshatin Babush autostrada ‘Arbën Xhaferi’, për të cilën ka deklaruar se ‘Bechtel & Enka’ ka gjetur zgjidhjen për ndërtimin e saj deri në kufi me Maqedoninë.
Në lidhje me projektet infrastrukturore, ka përmendur problemet me prona thuajse në të gjitha projektet e mëdha rrugore.
Ndërsa për autostradën për në Merdare ka thënë se kompania konsulente ka ofruar disa alternativa të projektit, ndërkohë që ende nuk dihet se deri në çfarë niveli do të financojë Bashkimi Evropian.
Një debat për rregulloren e punës së komisionit është zhvilluar mes kryetarit të komisionit, Muhamet Mustafa, dhe deputetit të VV-së, Faton Topalli, ndaj të cilit u kërkua edhe ndërhyrja e sigurimit të kuvendit.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...