18 Tetor 2016 - 19:12
Dikush i kishte telefonuar nga burgu i Dubravës, duke i kërkuar falje se kishte dashur ta vrasë. Kështu ka deklaruar ministri Hyseni pas interesimit të deputetit Xhavit Haliti për zbardhjen e vrasjeve të pasluftës.
Duke folur për liberalizimin e vizave, Hyseni ka deklaruar se Komisioni Evropian, në raportin final, ka rekomanduar liberalizimin e vizave për Kosovën, mirëpo, ka shtuar se rekomandimi ka qenë të forcohet lufta kundër korrupsionit.
Hyseni po ashtu ka folur për programin kombëtar për zbatimin e MSA-së, duke thënë se në përgjithësi, nga 113 masa, për të cilat MPB-ja është përgjegjëse, 24 janë realizuar tërësisht.
Ndërkaq, bashkëpartiaku i tij, deputeti Arben Gashi, e ka pyetur ministrin për kufizimin e lëvizjes së lirë në mungesë të targave për automjete. Hyseni tha se të gjitha veturat brenda 30 ditësh do të pajisen me targa.
Në mbledhjen e Komisionit për Integrime Evropiane janë diskutuar edhe disa tema tjera si trafikimi me narkotikë, me qenie njerëzore etj.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...