18 Tetor 2016 - 19:03
Deputetë të Listës Serbe në Kushtetuese kanë deleguar edhe Ligjin për Investime Strategjike, për të cilin thonë se konteston edhe pronësinë e Kishës Ortodokse në Kosovë.
Shefi i Grupit Parlamentar të Listës Serbe, Slavko Simiq, ka thënë se është i palejueshëm miratimi i një ligji të këtillë që ia mundëson Qeverisë së Kosovës të disponojë me pronën që paraprakisht nuk dihet se me çfarë rrethanash e kriteresh u shpall pronë shoqërore.
Simiq ka theksuar se janë për dialog mes Beogradit e Prishtinës e jo për ligje të njëanshme.
Ai ka shtuar se nuk do të hyjnë në dialog me institucionet e Kosovës për kthimin e tyre, derisa ka ligje të tilla, të cilat janë në dëm të komunitetit serb. Ndërkohë, Gjykata Kushtetuese ka nisur të shqyrtojë lëndën e parë që ka të bëjë me ligjin për Trepçën.
Ata kanë pranuar përgjigjet e Qeverisë së Kosovës për ankesën që Lista Serbe beri ndaj ligjit për Trepçën. Këtë e ka bërë të ditur për KTV-në, këshilltari ligjor i kryeministrit Mustafa, Besnik Berisha.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...