Policia e Kosovës zihet “mat” duke shkelur rregullat [video]

18 Tetor 2016 - 18:26      

Një lexues i portalit koha.net ka zënë “mat” Policinë e Kosovës duke shkelur rregullat e komunikacionit.

Përmes një videoje të realizuar, ai ka kapur Policinë duke ecur gati dyfish më shpejtë se limiti i lejuar në magjistralen Prishtinë – Pejë, në afërsi të fshatit Vragoli.

Edhe pse shenja urdhëron që mos të vozitet më shumë se 60 km/orë, në disa raste automobili i policisë arrin edhe shpejtësinë prej më shumë se 110km/orë.

Ka gati një muaj që ka hyrë në fuqi ligji i ri i dënimeve për shkelje të rregullave në komunikacion. Një shkelje e tillë si ajo që ka bërë sot ky automobil i Policisë së Kosovës mund të dënohet deri në 900 euro.


Policia e Kosovës zihet “mat” duke shkelur... by kohanet

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...