Nesër e pasnesër në Bruksel, dialog për gjendjen në dialogun Prishtinë – Beograd

18 Tetor 2016 - 18:16      

Medie serbe njoftojnë se nesër në Bruksel vazhdon dialogu në nivel ekspertësh ndërmjet Beogradit e Prishtinës, transmeton Koha.net.

Me këtë rast, njofton “Veçernje novosti”, do të bisedohet për gjendjen në dialog si dhe për zbatimin e marrëveshjes për lirinë e lëvizjes dha atë të diplomave.

Delegacionin e Beogradit, i cili më 19 e 20 tetor do të qëndrojë në Bruksel ,e udhëheq drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Mаrko Gjuriq.

Nga Kosova, edhe pse ende nuk ka konfirmime zyrtare, delegacionin pritet at udhëheqë ministrja për Dialog Edita Tahiri.

Medie nga Beogradi thonë se në mbledhje do të marrin pjesë edhe përfaqësues të edhe përfaqësues serbë të Ministrisë së Arsimit dhe ata të Punëve të Brendshme, ndërsa ato shtojnë se në tryezë pritet të hapet edhe çështja e Trepçës.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...