Të diplomuarve në Universitetin e Mitrovicës së veriut, u njihen diplomat

18 Tetor 2016 - 16:00      

Qytetarët të cilët kanë diplomuar në Universitetin e Mitrovicës së veriut, Komisioni për Verifikimin e Diplomave, i mandatuar nga Qeveria e Kosovës ka filluar të lëshojë certifikata për vlefshmërinë e këtyre diplomave.

Deri më tani, ky Komision deri më tani ka njohur 73 diploma, kurse në proces janë edhe 44 diploma, ndërsa ky numër vazhdon të rritet edhe më tutje.

Kështu ka bërë ditur kryetari i këtij Komisioni, Besim Kajtazi në mbledhjen e Këshillit Konsultativ për Komunitete që u mbajt në Kuvend të Kosovës, transmeton KP.

Kajtazi theksoi se afati kohor ka filluar nga muaj maj i këtij viti dhe do të zgjas deri në maj 2017.

Sipas tij, të gjithë ata që kanë diplomuar pas periudhës së vitit 2001 do tu njohën diplomat dhe kjo vlen për të gjithë qytetarët në komuna tjera në Kosovë që udhëhiqen nga minoritetet.

Dushan Rakoviq, banor i cili vjen nga Mitrovica e veriut pati vërejtje te komisioni që nuk ka pasur fushatë njoftuese për këtë proces.

Kjo sipas Kajtazit ka ndodhur për shkak se ka zgjatur shumë procesi i memorandumeve të mirëkuptimit me komunat e veriut të Kosovës.  

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...