18 Tetor 2016 - 15:50
Në këtë takim, përveç karakterit njoftues, temë diskutimi ishte situata politike në vend, raportet e vendit me BE-në, në veçanti me Italinë dhe zhvillimet tjera ekonomike, sociale, etj, në Kosovë.
Limaj, Ambasadorit Italian në Kosovë i shprehu mirënjohje për mbështetjen e pakursyer të shtetit të Italisë në proceset demokratike të Kosovës dhe shprehu vullnetin për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit mes dy vendeve.
Ambasadori Sardi, siç bën me dije një njoftim për media nga Nisma, tha se “e çmoj angazhimin e Nisma-s pro integrimeve europiane të Kosovës, dhe uroj që edhe në të ardhmen Nisma të vazhdoj të jetë e tillë, dhe të ketë sa më shumë suksese, në shërbim të qytetarëve të vendit”.
Ambasadori italian, Piero Cristoforo Sardi, tha se Italia është e përkushtuar maksimalisht për të mbështetur perspektivën europiane të Kosovës.
Në fund, Ambasadori italian shprehu gatishmërinë e tij për të vazhduar bashkëpunimin me Nismën si parti politike e re. Të dy palët shprehën gatishmërinë për takime të mëtutjeshme për një bashkëpunim sa më të ngushtë e cilësor.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...