18 Tetor 2016 - 15:45
Me theks të veçantë është biseduar për legjislacionin në shëndetësi, dokumentacionin shëndetësor, nevojën e zbatimit sa më të mirë të tij, por edhe ndryshimet që mund të bëhen në akte të caktuara ligjore, me qëllim që sektorët të jenë të barabartë dhe konkurrues brenda kuadrit ligjor në Kosovë.
Në këtë takim, përfaqësuesit e sektorit privat kanë vlerësuar angazhimet e Ministrisë që të rregullojë sa më shumë sektorin, implementojë politika të drejta dhe gatishmërinë që edhe përfaqësuesit e këtij sektori të jenë të përfaqësuar në grupe të ndryshme pune, me rastin e hartimit të strategjive, ligjeve dhe akteve nënligjore në sektorin shëndetësor.
Në takim është biseduar edhe për licencimin dhe rilicencimin e profesionistëve shëndetësorë në pajtim me ligjet në fuqi si dhe është kërkuar një monitorim i vazhduar i sektorit dhe krijimi i mundësive që institucionet t’i zhvillojnë shërbimet shëndetësore në pajtushmëri me avancimet në fushën e shëndetësisë dhe të mjekësisë.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...