Kosova i diskuton mundësitë e bashkëpunimit me Hungarinë në fushën e sigurisë

18 Tetor 2016 - 15:43      

Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Haki Demolli ka pritur në një takim zyrtar ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, Laszlo Markusz.

Në një njoftim për media, thuhet se ministri i FSK-së ka theksuar rolin e Ambasadorit Hungarez në realizimin e marrëveshjes së mirëkuptimit ndërmjet Kosovës dhe Hungarisë në fushën e sigurisë.

Demolli po ashtu shprehu dëshirën për të rritur bashkëpunimin në mes dy shteteve dhe dy ministrive përkatëse, duke e vlerësuar si shumë të rëndësishëm angazhimin dhe rolin e Hungarisë në mbështetje të agjendës sonë në Evropë.

Nga ana e tij, Ambasadori i Hungarisë në Prishtinë, Laszlo Markusz, vlerësoi lart bashkëpunimin e ndërsjellë, duke u shprehur mjaft i kënaqur për thellimin e këtij bashkëpunimi.

Ministri Demolli dhe ambasadori hungarez Markusz gjithashtu biseduan edhe për klimën e përgjithshme politike dhe të sigurisë në dy vendet tona, si dhe për klimën politike në rajon dhe më gjerë. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...