Hoxhaj në Suedi, merr mbështetjen për vizat dhe zhvillimin ekonomik

18 Tetor 2016 - 15:29      

Ministri i jashtëm, Enver Hoxhaj ka takuar në Stockholm homologen e tij suedeze, Margot Wallstrom, me të cilën ka diskutuar për një sërë temash që ndërlidhen me agjendën euroatlantike të Kosovës dhe atë bilaterale.

Hoxhaj e ka falënderuar ministren Wallstrom për përkrahjen e Suedisë, dhe njëherësh ka kërkuar mbështetjen e mëtejshme në procesin e liberalizimit të vizave, implementimin e MSA-së dhe anëtarësimin në organizata ndërkombëtare.

Një çështje tjetër e bisedës ka qenë forcimi i marrëdhënieve bilaterale, veçmas në fushën e ekonomisë ku Suedia mund të luaj një rol të rëndësishëm.

“Gjatë ditës së sotme kisha një vizitë të veçantë në një shtet të rëndësishëm evropian sikurse Suedia ku takova Kryetarin e Kuvendit, Ministren e Jashtme dhe Komisionin për Punë të Jashtme. Me ta biseduam se si të sigurojmë mbështetjen për Kosovën në procesin e liberalizimit të vizave, dhe se si Suedia ta mbështes Kosovën në anëtarësimet në organizata të ndryshme ndërkombëtare. Njëkohësisht kemi biseduar se si të hapet një kaptinë e re e bashkëpunimit ekonomik mes Suedisë dhe Kosovës”, ka thënë Hoxhaj.

Nga ana e saj, ministrja Wallstrom ka vlerësuar lart raportet e shkëlqyera ndërmjet Kosovës dhe Suedisë.

“Jam shumë e lumtur të takoj sot kolegun, ministrin e Punëve të Jashtme të Kosovës. Sërish nënvizuam rëndësinë e miqësisë dhe mbështetjes për Kosovën në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian. Ne po ashtu kemi diskutuar për çështje që janë të rëndësishme për të dyja palët, sfidat dhe mundësitë që dalin nga partneriteti dhe miqësia e jonë e përbashkët”, ka thënë Wallstrom.

Hoxhaj po ashtu ka takuar edhe Kryetarin e Parlamentit të Suedisë, Urban Ahlin me të cilin ka diskutuar për nevojën e mbështetjes në agjendën multilaterale të Kosovës veçmas në organizatat ku parlamentarët suedezë janë të pranishëm.

Po ashtu, kryediplomati Hoxhaj ka takuar mbi dhjetëra deputetë nga të gjitha partitë politike në Suedi, pjesë e Komisionit për Punë të Jashtme. Hoxhaj i ka njoftuar me zhvillimet e fundit politike në Kosovë, rajon dhe nivelin e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Suedisë. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...