Foto: Koha

Konsumi më i madh buxhetor i Ministrisë së Infrastrukturës shkon për autostradë

18 Tetor 2016 - 15:04      

Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku, raportoi para Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri, lidhur me projektet e realizuara deri më tani në ministrinë që ai drejton.

Lidhur me realizimin e projekteve në këtë ministri, ministri Zharku pohoi se Ministria e Infrastrukturës po vazhdon me ngritjen e punimeve në infrastrukturë publike si në ndërtimin e autostradës, rrugëve nacionale, rajonale dhe atyre me bashkëfinancim me komuna.

“Investimet të cilat po bëhen kapin vlerën prej mbi 189 milionë euro apo në vëllimin fizikë janë 261 kilometra rrugë. Gjatë kësaj periudhe raportuese po investohet dhe është kontraktuar më shumë se 84 milionë euro. Nga kjo, konsumi më i madh buxhetor shkon në autostradë. Me rishikim buxhetor janë rialokuar mbi 10 milionë euro në fondin e autostradës, mjete këto të cilat janë marrë nga projektet e infrastrukturës nacionale, rajonale dhe atyre me bashkëfinancim”, ka thënë Zharku.

Ai tha më tej se janë zhvilluar gjithsej 129 aktivitete të prokurimit ku prej tyre 54 procedura të prokurimit për projekte kapitale, 34 procedura të prokurimit për shërbime, dhe 41 procedura të prokurimit për furnizime.

Gjatë periudhës janë nënshkruar gjithsej 57 kontrata me plan prokurimi të realizuar mbi 50%.

Ministri Zharku raportoi edhe për këto pika:

- Realizimin e projekteve infrastrukturore (zgjerimi i rrugëve, ndërtimi i rrugëve të reja, ndërtimi i urave dhe rrethrrotullimeve);

- Mirëmbajtjen verore dhe dimërore të rrugëve nacionale dhe rajonale;

- Realizimi i Projektit të Ndërtimit të Autostradës R6, segmenti Prishtinë – Hani i Elezit;

- Vazhdimin e realizimit të drejtimit rrugor 7, Morinë - Prishtinë- Merdarë;

- Vazhdimin e projektit të zgjerimit të rrugës nacionale N9, Prishtinë – Pejë;

- Investimet në hekurudha;

- Rregullat në transportin rrugor, infrastrukturë rrugore, qendra të kontrollave teknike të automjeteve si dhe në autoshkolla;

- Miratimi i dy ligjeve në Kuvendin e Kosovës, Ligji për Patent Shofer dhe për Rregullat e Trafikut

- Projektligjin për Automjeteve, ndryshimin dhe plotësimin e Udhëzimit Administrativ Nr. 4/2012 për dhënien e Certifikatës së Sigurisë dhe Autorizimin e Sigurisë për Ndërmarrjet Hekurudhore dhe Menaxherët e Infrastrukturës Hekurudhore, ndryshimin dhe plotësimin e Udhëzimit Administrativ Nr. 01/2013 mbi stabilimentet dhe pajisjet për ngasje të automjeteve motorike me gaz dhe UA për kontrollimin teknik të automjeteve

- Departamentin për patentë shoferë, projekti “instalimi i kamerave monitoruese”, monitorimi me “kamerë duale” në automjete, projekti “E-Shoferi”;

- Kontrollimin teknik të automjeteve.

- Ligjin për rregullat e trafikut rrugor.

- Aktivitetet e DIEKP, shfrytëzimi i shërbimeve të TAIEX-it, draftimin e “Strategjisë Kombëtare për Aviacionit Civil”

- Rishikimin e Programit për Reforma Ekonomike.

Ministri Zharku iu përgjigj edhe pyetjeve që iu bënë nga ana e deputetëve të këtij komisioni. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...