
18 Tetor 2016 - 13:56
Ai tha se dikush i ka telefonuar dhe i ka kërkuar falje, duke i thënë se ka dashur ta vrasë.
“Është diskurs ku secilit që i teket merret me vrasjet politike dhe duhet të zgjidhen këto çështje në mënyrë që të shmanget ky diskurs. Më ka marrë në telefon njëherë dikush dhe më ka thënë ‘më fal se kam dashtë me të vra’”, tha Hyseni, raporton Kosovapress.
Ai tha se kishte qenë bashkë me ish-presidentin Ibrahim Rugova në veturë në momentin e tentim-atentatit ndaj tij.
Hyseni tha se rastet e vrasjeve politike dhe tentim vrasjet, duhet të zbardhen sa më parë, meqë sipas tij, sistemi i drejtësisë në Kosovë nuk ka kryer punën si duhet, duke mos përjashtuar edhe UNMIK-un.
“Me gjithë respektin për punën që e ka bërë UNMIK-u, por zgjidhjet e përkohshme asnjëherë nuk janë zgjidhje”, tha Hyseni.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...