Hoxha: Kosova me modele të suksesshme duhet ta luftojë trafikimin e qenieve njerëzore

18 Tetor 2016 - 13:55      

Në shënimin e Ditës së Bashkimit Evropian, kundër trafikimit me qenie njerëzore, të organizuar nga Ministria e Punëve të Brendshme, mori pjesë presidenti Hashim Thaçi, ambasadori i ShBA-së, Greg Delaëie, përfaqësuesja e BE-së, Natalya Apostolova, ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, pjesë e Kabinetit qeveritar dhe ekspertë të fushës kundër Trafikimit të qenieve njerëzore na institucionet vendore e ndërkombëtare.

Ministrja e Drejtësisë, Hoxha, ka thënë me këtë rast se është rritur përkushtimi dhe aktivitetet e përbashkëta institucionale për parandalimin e trafikimit me qenie njerëzore por kërkohet ende angazhim i shtuar kundër kësaj dukurie, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

“Qëllimi ynë i përbashkët është veprimi dhe rezultatet pozitive kundër trafikimit. Duhet të jemi të gatshëm të marrim modele të suksesshme të luftës kundër trafikimit me qenie njerëzore, ashtu që të jemi sa më efektiv në punën tonë”, tha Hoxha dhe vuri në dukje se Kosova është bashkëpunëtore e denjë në luftimin e trafikimit me qenie njerëzore.

Më tutje thuhet se vendimi i Hoxhës për rishikimin e Kodit Penal dhe të Kodit të Procedurës Penale, është synim për fuqizimin e mëtejmë të legjislacionit të fushës penale dhe kundër të gjitha formave të trafikimit.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...