18 Tetor 2016 - 13:40
Thaçi i ka uruar mirëseardhje ambasadorit Nilsson, duke shprehur gatishmërinë që bashkëpunimi i shkëlqyer në mes të Kosovës dhe Suedisë të thellohet dhe të zgjerohet edhe më shumë.
“Jemi mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme të Suedisë, për më shumë se dy dekada”, u shpreh Thaçi.
“Shpresoj që tani me prezencën e re do të zgjerojmë edhe më shumë bashkëpunimin tonë”, shtoi ai.
Nga ana tjetër, ambasadori Nilsson u shpreh i lumtur për këtë “ditë historike” në marrëdhëniet mes dy vendeve dhe për mundësinë që të shërbejë si ambasador i parë i Suedisë në Kosovë.
“Do të vazhdojmë të përkrahim Kosovën në procesin e integrimit evropian”, tha Nilsson.
Presidenti Thaçi ia konfirmoi ambasadorit Nilsson përkrahjen e Zyrës së Presidentit për projektet e Suedisë në të mirë të Kosovës dhe tërë rajonit.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...