Foto: Koha

Policia e Kosovës tregon arsyet pse Thaçi synonte të kalonte përmes Serbisë

18 Tetor 2016 - 13:31      

Drejtori i Policisë, Shpend Maxhuni nuk ishte prezent në mbledhjen e Komisionit për Siguri, për të raportuar rreth arrestimit të drejtorit të Policisë së rajonit Mitrovicës, Nehat Thaçi nga ana e autoritete serbe.

Në vend të tij ka raportuar zëvendësi i tij Naim Rexha, i cili ka bërë të ditur se Nehat Thaçi kishte planifikuar që të vizitonte të afërmit e tij në Gjermani dhe Zvicër, raporton KTV.

“Me të marr informacionin për arrestimin e Thaçit është njoftuar ministri MPB-së, Skender Hyseni, dhe organet e EULEX-it. Nehat Thaçi kishte planifikuar vizitë në Gjermani dhe Zvicër tek të afërmit e tij”, ka thënë Rexha.

Ai ka bërë të ditur gjithashtu se, “urdhërarresti për Thaçin daton që nga shtatori i vitit 2010, ndërsa PK vazhdon të mbajë kontakte me familjen e Thaçit”.

Nehat Thaçi ishte arrestuar më 29 shtator më akuzat për terrorizëm.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...