Foto: Koha

“Memorandumi për borde me Ambasadën Britanike, i destinuar për dështim”

18 Tetor 2016 - 12:54      

Përfaqësuesit e shoqërisë civile nuk kanë pritje se do të shënoj sukses marrëveshja për borde e nënshkruar mes Ambasadës Britanike, Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës.

Sipas Burim Ejupit nga organizata joqeveritare “Indep” dhe Berat Thaqit nga “Gap”, ky memorandum është i destinuar të dështojë.

“Memorandumin ne e kemi përkrahur, por nuk e dimë se cili do të jetë roli i Ambasadës Britanike kur Qeveria e thotë fjalën e fundit. Kjo mund të jetë zgjidhje e përkohshme, por e destinuar për të dështuar”, ka thënë Burim Ejupi nga INDEP, në emisionin “Ekonomia me Erëzën”, të transmetuar mbrëmë në KTV.

“Problemi me këtë marrëveshje është se pa shkarkimin e anëtareve të bordeve që e kanë shkelur ligjin, nuk rregullohet, sepse vet ligji siguron transparencë. Në këtë rast ka qenë vullneti i Ambasadës Britanike që ta zgjidhë këtë çështje, por mendoj se nuk duhet të bëhet zgjidhje e përkohshme”, deklaron Thaqi.

Si jo të frytshme këtë marrëveshje e sheh edhe deputetja opozitare e Vetëvendosjes, Shqipe Pantina.

Ajo ka thënë se partitë në pushtet, PDK dhe LDK, do të vazhdojnë t’i ndajnë hiset sipas marrëveshjes së tyre të koalicionit.

Por, ndryshe është shprehur këshilltari për ekonomi i Kryeministrit Mustafa, Sokol Havolli si dhe deputeti i LDK-së, Muhamet Mustafa.

Ata thonë se kjo marrëveshje do ta rikthejë besimin e qytetarëve në këto institucione. Ata njëzëri pajtohen se nënshkrimi i këtij Memorandumi nuk është në kundërshtim me ligjin për ndërmarrjet publike. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...