Foto: Koha

Hyseni: 24 masa nga 113 janë realizuar plotësisht nga programi i MSA-së

18 Tetor 2016 - 12:25      

Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni ka thënë se 24 masa nga 113 të Programit kombëtar për zbatimin e MSA-së janë realizuar plotësisht, raporton KTV.

“Programi kombëtar për zbatimin e MSA është miratuar në dhjetor të vitit të kaluar dhe në Kuvend në mars të 2016. Në përgjithësi nga 113 masa për të cilat MPB është përgjegjëse 24 janë realizuar tërësisht”, ka thënë Hyseni.

Ai më tutje ka thënë se ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi policor me Turqinë, Letoninë dhe Maqedoninë, si dhe MPB ka nënshkruar me këto shtete marrëveshjet e ripranimit.
“Plotësisht ndryshimi për ligjin për të huaj është realizuar. Kemi nënshkrimin e marrëveshjeve të ripranimit me Turqinë, Maqedoninë dhe Letoninë. Nënshkrimet e marrëveshjeve për bashkëpunim policor kemi nënshkruar memorandum bashkëpunimi me Letoninë, Turqinë dhe Maqedoninë, ndërsa jemi në fazën e negocimeve me Danimarkën dhe Italinë”, ka thënë Hyseni.

Hyseni gjithashtu ka bërë të ditur se Kosova është në negocime me Interpolin.

“Jemi në negocime edhe me Interpolin. Prandaj ne po synojmë ta arrijmë është nënshkrimi i një memorandumi bashkëpunimi dhe unë besoj se kjo do të jetë marrëveshje e dytë specifike me një agjenci evropiane”, ka thënë ai.

Hyseni ka folur edhe për ngjarjet në Kumanovë, për të cilat ka thënë se sikur MPB të kishte ndonjë informacion të vogël që të mund ta parandalonte këtë ngjarje do ta bënte.

“Po të kishte MPB informacionin më të vogël të mundshëm do të bënte çmos ta parandalonte ngjarjen e Kumanovës”, ka thënë ai.
 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...