Foto: Ilustrim

Pejani që fitoi 168 mln Euro në Belgjikë ka ikur në Gjermani “nga frika”

18 Tetor 2016 - 12:13      

Shqiptari, që para disa ditësh fitoi lotarinë evropiane “EuroMillions” në Belgjikë, në shumë prej 168 milionë eurosh, është zhvendosur në Gjermani.

Kjo pasi milioneri i ri është ndierë i rrezikuar.

Shqiptari, i cili sipas mediave belge është me prejardhje nga Peja dhe që në Belgjikë ka shkuar gjatë luftës në Kosovë më 1999, është bërë pre e hajdutëve.

Që nga momenti kur u shpall fitues i lotarisë, pejani nuk është parë më në lagjen e tij.

“Vërtetë të gjithë i kërkonin atij para. Ishte vështirë për të”, kanë thënë të afërmit e tij, të cilët thonë se nuk e dinë nëse është larguar përkohësisht apo përgjithmonë në Gjermani, transmeton Koha.net.

Pejani milioner, i cili nga mediat në Belgjikë është identifikuar vetëm si “Q”, është i lindur më 17 shkurt, 1966 në Pejë. Hln.be shkruan se si qyteti me 170,000 mijë banorë ishte goditur ashpër në luftë. Në vitet 1998 dhe 1999, ky qytet, shkruan mediumi belg, transmeton Koha.net, ishte skenë e masakrave dhe shkatërrimeve të tmerrshme. Peja tani, shkruan Hln.be, ka 70,000 banorë më pak. Shumë kanë vdekur, e të tjerët kanë ikur.

Raportohet gjithashtu se “Q”-ja, para luftës në Kosovë, ka luajtur futboll për klubin FC Kosova. Më 1998, ai iki nga Peja bashkë me familjen e tij dhe përfundimisht u vendos në Schaerbeek.  

Në faqen zyrtare të “EuroMillions”, thuhet se “Q”-ja pëlqen futbollin, filmat e Robert De Niros dhe gatimin e peshkut. Fqinjët e kanë përshkruar atë si “miqësor” dhe “të dashur”. Ai ka thënë se do të vazhdojë të luajë “EuroMillions” dhe se dëshiron ta ndajë pasurinë e tij të re me “njerëzit në nevojë”.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...