18 Tetor 2016 - 11:53
Zëvendëskryeministri po ashtu ka falënderuar Italinë dhe ambasadorin për mbështetjen e tri prioriteteve të Qeverisë, integrimin në Bashkimin Evropian, fuqizimin e sundimit të ligjit dhe zhvillimin ekonomik.
Kuçi ka kërkuar bashkëpunim edhe më të ngushtë në implementimin e masave të dala nga Marrëveshja e Stabilizim Asociimit.
Ambasadori i Italisë në Kosovë, Piero Sardi, theksoi rëndësinë e implementimit të masave të dala nga MSA-ja, duke e konsideruar si një instrument të rëndësishëm për reformim dhe integrim në Bashkimin Evropian.
Zëvendëskryeministri Kuçi dhe ambasadori Sardi, në aspektin bilateral, diskutuan edhe për shtimin e përpjekjeve për bashkëpunim të thelluar në fushën e ekonomisë, me theks të posaçëm në krijimin e mundësive për tërheqjen e më shumë investimeve italiane në Kosovë.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...