Murtezaj në Washington merr përkrahje për forcimin e shtetësisë së Kosovës

18 Tetor 2016 - 10:25      

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Valon Murtezaj, gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është pritur nga zyrtarë të lartë të Departamentit Amerikan të Shtetit në Washington, D.C. bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Me këtë rast Murtezaj, i shoqëruar nga ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara, Vlora Ҫitaku, ka takuar ambasadoren Tracey Ann Jacobson, zëvendës-asistente kryesore e Sekretarit Amerikan të Shtetit dhe Matthew Palmer, drejtor i zyrës për çështje të Evropës qendrore dhe jugore, transmeton Koha.net.

“Murtezaj ka shprehur përkushtimin e fuqishëm të institucioneve të vendit për t’i bërë të gjitha reformat e nevojshme, duke theksuar se Kosova rrugën e saj do ta bëjë gjithmonë bashkë me Shtetet e Bashkuara. Në anën tjetër, zyrtarët amerikanë e siguruan zëvendësministrin se Kosova do ta ketë gjithmonë përkrahjen Shteteve të Bashkuara në ndërtimin e shtetësisë së saj”, thuhet në komunikatë.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...