27 Shkurt 2014 - 20:17
Komisioni Ad hoc i legjislativit ka intervistuar deri tash rreth 60 persona që kanë konkurruar për këto pozita, ku në listën e ngushtë janë futur 10 kandidatë. Prej tyre, 4 janë nga minoritetet, kurse 6 të tjerë nga vendi, e ata janë Adnan Merovci, Driton Qerimi, Anita Saraqi, Agim Sopi, Filloreta Bytyçi dhe Mentor Borovci. Lista me këta emra është dërguar në Kuvendin e Kosovës dhe nga gjithsej 10 kandidatë do të votohet për pesë prej tyre.
Mirëpo “Vetëvendosja” nuk është pajtuar me mënyrën se si ka shkuar i gjithë ky proces. Sipas saj, në pjesën e parë të intervistimit nuk kanë qenë të pranishëm dy deputetë, të cilët pavarësisht mungesës, kanë vlerësuar me pikë të gjithë kandidatët.
“Pas kësaj shkelje të rëndë, ne kërkojmë që të anulohen rezultatet përfundimtare për kandidatë dhe përsëritjen e votimit. Ky votim është i papranueshëm, i paligjshëm dhe jo i drejtë, pasi që në asnjë mënyrë deputetët që munguan në pjesën e parë nuk mund të vlerësojnë me pikë kandidatët për të cilët nuk ishin të pranishëm”, thuhet në një reagim të këtij subjekti politik.
Por, kryetarja e komisionit, Xhevahire Izmaku, mendon ndryshe. Drejtoresha ekzekutive e AMPEK-ut, Ardita Zejnullahu, thotë se megjithëse me pak përjashtime, procesi ka shkuar mirë. Ajo thotë se për njërin nga kandidatët që dyshohet se nëse zgjidhet anëtar i KPM-së mund të përbëjë konflikt interesi, kanë kërkuar interpretim ligjor edhe nga Agjencia Kundër Korrupsion. Disa nga këta emra kanë qenë ose janë pjesë e politikës, mirëpo ajo thotë se kanë qenë ndër më të mirët dhe se e gjitha, sipas saj, është mbikëqyrur edhe nga përfaqësues të Komisionit Evropian dhe të shoqërisë civile.
KPM-ja në mandatin e fundit vazhdimisht është përballur me vështirësi të shumta dhe shpesh me mungesë funksionimi, ku një ndër shkaqet për këtë ishte pasi që anëtarët kanë qenë plotësisht politik. Këta anëtarë i pret puna që ta përmbyllin procesin kryesor në fushën e medias, duke kaluar nga sistemi analog në atë digjital.
© KOHA.net
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...