Spitalet publike i udhëzojnë pacientët t’i blejnë edhe barnat që i posedojnë

18 Tetor 2016 - 07:02      

Pacientët e shtrirë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe në spitalet rajonale ka raste që detyrohen t’i blejnë barnat, edhe pse institucionet janë të furnizuara.

Shoqata për Mbrojtjen e të Drejtave të Pacientëve (PRAK) në vitin 2016 ka pranuar një numër të madh të ankesave për mungesë të terapisë dhe obligimit të këtyre pacientëve, që, për terapinë të cilën do të duhej ta merrnin falas, të paguajnë, shkruan sot Koha Ditore.

Pas pranimit të ankesave PRAK ka shikuar nëse këto barna të cilat nuk kanë qenë në spitale kanë munguar. Kryetari i kësaj shoqate, Besim Kodra, ka thënë për “Kohën Ditore” se me disa nga barnat që kanë munguar për pacientët, institucionet ishin të furnizuara në kohën kur qytetarët i blinin.

Në SHSKUK nuk kanë pranuar se ka të tilla ankesa. (Detajet mund t’i gjeni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...