18 Tetor 2016 - 06:29
Por ata nuk kanë treguar se çfarë veprimesh kanë ndërmarrë dhe nëse u është kërkuar të ndikojnë tek autoritetet serbe për ta sjellë Thaçin në Kosovë, shkruan sot Koha Ditore.
Autoriteti i vetëm në Kosovë që ka bashkëpunim në vija zyrtare me institucionet e Serbisë është misioni i EULEX-it. Por zyrtarë të këtij misioni nuk kanë komentuar fare në lidhje me rastin.
Kurse ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, ka thënë se institucionet e Kosovës janë angazhuar politikisht e diplomatikisht për lirimin e Thaçit.
Për Bashkimin Evropian, arrestimi i Nehat Thaçit thekson domosdoshmërinë e forcimit të bashkëpunimit mes Kosovës e Serbisë në komponentin e drejtësisë. Por kanë refuzuar të tregojnë për veprimet që ata kanë ndërmarrë për llogari të institucioneve të Kosovës, në rastin e arrestimit të drejtorit të policisë nga Mitrovica. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...