Gjarpinjtë që po fusin frikën nxënësve në një shkollë të Kërçovës

17 Tetor 2016 - 21:55      

Gjarpinj me bollëk në oborrin e shkollës fillore në fshatin Cërvicë të Kërçovës së Maqedonisë. Ata po shkaktojnë ankth dhe tmerr çdo ditë për nxënësit që vijojnë mësimin në këtë shkollë.

“Kemi frikë të vijmë në shkollë”, tha një nxënës për Alstat M.

Përderisa gjendja në këtë shkollë është dramatike, që e rrëqeth secilin, drejtori i saj dhe organet përgjegjëse mendohen nëse do të riparojnë objektin e shkollës apo do të ndërtojnë një shkollë të re.

“Ne për këtë godinë shkollore bashkë me komunën e Kërçovës, gjegjësisht kryetarin, kemi bë një plan një projekt për ta rinovua shkollën, edhe pse jemi në hamendje nëse do bëjmë një godinë të re shkollore. Prandaj e kemi edhe projektin dhe si projekt përmes komunës e kemi dorëzuar edhe në Ministrinë e Arsimit”, u shpreh Kujtim Kasami, Drejtor i shkollës fillore “Naim Xhambazi”, Cërvicë Kërçovë.

“Kemi disa muhabete disa të dhëna kështu se me letër nuk kemi as ne as drejtori se gjoja duhet bë riparimi i shkollës, mirëpo ne dhe bashkëfshatarët nuk lejojmë të riparohet kjo shkollë, se kjo s`ka çka riparohet por duhet prishur dhe bërë një shkollë e re pa marrë parasysh sa nxënës kemi na duhet një shkollë e re”, theksoi Nishat Xhambazi, Kryetar i Këshillit të Prindërve.

Objekti i Shkollës Fillore në Cërvicë është i ndërtuar në vitet e shtatëdhjeta me kontributin e banorëve, ndërsa dije fitojnë mbi 60 nxënës, ndërsa mësim japin vetën 11 arsimtarë.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...