
17 Tetor 2016 - 20:57
“Megjithatë, Serbia është në vendin e parë. Duhet rritur urgjent kapacitetet e sigurisë edhe më shumë sepse Serbia është në avantazh. E shohim veriun dhe enklavat serbe... Ne as Çagllavicën as Graçanicën nuk e kontrollojmë”, deklaroi Selimi në “Puls”.
Qeveria e Kosovës, gjegjësisht MPB-ja, sipas tij, nuk e kontrollon as Policinë e Kosovës në veri.
Selimi tha se Komisioni Parlamentar për Siguri ka shkuar për të vizituar stacionin policor në veri, por thotë se “në jug erdhën na morën policët e veriut sepse nuk lejohen policët e jugut të kalojnë në veri”.
Sipas tij, situata e sigurisë “është e qetë rastësisht” e jo për shkak se “ju si polici e MPB e kontrolloni. Krejt rastësisht është e qetë se sa për juve po shihet sa po punohet”.
“Policia e Kosovës nuk ka qenë në gjendje të arrestojë një zyrtar serb, Gjuriqin, në Graçanicë, ju ka pamundësuar arrestimi. Më pas del i njëjti zyrtar e thotë se ‘e ashtuquajtura polici tentoi të më arrestojë por pa sukses’. Në anën tjetër, drejtorin e Policisë së Mitrovicës së veriut, Nehat Thaçin, e arreston Serbia. Nuk ju vjen turp, si Qeveri”, u shpreh deputeti Selimi.
Ai kujtoi edhe kohën kur Serbia pati arrestuar edhe dy policët e Kosovës të cilët i kishte shtrirë për toke dhe i kishte çarmatosur dhe tha se “të njëjtit policë kur vijnë në Kosovë priten si heronj”.
“Merre me mend, ata nëse janë arrestuar në Serbi, në kufi, në momentin e ardhjes në vendin tonë është dashur të arrestohen sepse kanë pranuar të përdhosin shtetin e vet”, shtoi Selimi.
Deputeti opozitar, Selimi, tha se nuk mund të akuzohet opozita për rrezikim të sigurisë, por fakti se “ne jemi vendi më i korruptuar”.
“Ju po na akuzoni se po e rrezikojmë sigurinë e vendit nga gazi lotsjellës, kurse ne jemi vendi më i korruptuar, vendi ku lulëzon prostitucioni dhe krimi i organizuar dhe ju na akuzoni neve opozitës për shkak të gazit lotsjellës”, tha ai.
Sipas tij, shkaktari kryesor i pasigurisë është korrupsioni dhe krimi i organizuar e jo hedhja e gazit lotsjellës.
Ai foli edhe për arrestimin e fundit të anëtarëve të VV-së për sulme ndaj institucioneve të Kosovës “është rast i montuar, kjo botërisht po shihet”.
“Si u bë që policia ishte aq aktive kundër VV-së kurse kjo polici nuk po funksionon për zbulimin e skandaleve të veta brenda policisë, siç janë vjedhja e drogës, arit e shumë skandale tjera nuk i keni kapur deri më sot”, u shpreh ndër të tjera.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...