Foto: Koha

“S’mund të shtyhemi me Serbinë”

17 Tetor 2016 - 20:27      

Gjendja e sigurisë në vend është diskutuar gjerësisht sot në emisionin “Puls” të KTV-së, ku të ftuar ishin zyrtarë shtetërorë dhe njohës të fushës së sigurisë.

Valdet Hoxha, zëvendësministër i Punëve të Brendshme, ka thënë se situata e sigurisë në vend është e kënaqshme.

“Veriu i vendit është sfidë, edhe pse kohëve të fundit ka filluar të shtrihet gradualisht sovraniteti edhe në këtë pjesë. Unë isha personalisht me automjet zyrtar për t’i vizituar pikat kufitare në veri”, ka thënë Hoxha.

Duke folur për reciprocitetin me shtetin serb, zv/ministri Hoxha ka thënë se “duhet të jemi të sinqertë se ne nuk mund të ja dalim me Serbinë, sepse dihet që krejt potencialin ushtarak dhe diplomatik e ka në dispozicion dhe nuk e di a na del mirë a jo”.

“Ne me partneritet me ndërkombëtarë kemi zgjedhur rrugën më ndryshe me një dakordancë të veprojnë në mënyrë të duhur”, u shpreh më tej ai.

Sa i përket rrezikut nga krimi i organizuar dhe korrupsioni, Hoxha tha se nuk jemi të ranguar mirë, “por jemi duke punuar shumë ka edhe rezultate”.

“Qeveria e sotme është e vetmja deri më sot pa afera. Qeveritë e kaluara kanë pasur skandale, dhe kjo dihet botërisht”, deklaroi zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Valdet Hoxha.

Ndërkaq, kur foli për integrimet evropiane të Kosovës, tha se fajin e ka “edhe opozita nga hedhja e gazit lotsjellës gjë që ka krijuar imazh negativ në arenën ndërkombëtare dhe kemi vonimin e liberalizimit të vizave”.

“Hedhja e gazit lotsjellës nga opozita në Parlament e ka lëkund edhe besimin e partnerëve ndërkombëtarë karshi Kosovës”, deklaroi mes tjerash, zëvendësministri i MPB-së, Valdet Hoxha. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...