
17 Tetor 2016 - 22:18
Nga 17 shtatori e deri më 1 tetor, për të zënë karrigen e të parit të kësaj agjencie kanë konkurruar 15 persona, 9 nga të cilët janë punëtorë të Doganës, raporton KTV.
Përkundër se kanë kaluar 17 ditë nga afati i konkurrimit, komisioni i formuar nga Ministria e Financave ende nuk ka nisur t’i marrë në pyetje kandidatët.
Në këtë ministri vetëm thonë se shpejt do të merret një vendim për këtë çështje, pa pranuar të japin ndonjë detaj më shumë.
Muharrem Shahini, Zëdhënës i Ministrisë së Financave, nuk ka qenë në gjendje të japë një përgjigje se pse ministri Avdullah Hoti mori vendimin për hapje të konkursit, kur ligji ia lejon që drejtorit të deritashëm t’ia vazhdonte edhe një mandat, siç ndodhi me drejtorin e Policisë së Kosovës.
Në vend të kësaj, ministri që kishte marrëdhënie të acaruara me drejtorin e deritashëm të Doganave, me emërimin e ushtruesit të detyrës, i shpeshtoi vizitat.
Të parën më 10 të këtij muaji kur Fahri Gashi mori postin e ushtruesit të detyrës dhe tjetrën, tri ditë pas, ku u interesua për kushtet e punës së doganierëve.
Ibrahim Rexhepi nga Instituti “Stras” kërkon që procesi të mos politizohet pasi kjo do të ndikonte shumë keq për vetë shtetin, i cili varet shumë nga performanca e kësaj agjencie.
Pikërisht për shkak të disa indikacioneve të përzierjes së interesave politike në këtë proces po tentohet që sa më shpejt të sillet kompania e përzgjedhur nga Britania e Madhe për të zgjedhur personat nëpër pozitat e larta publike.
Kjo për të mënjanuar një përpjekje të tillë.
Të kontaktuar për këtë çështje, zyrtarë të Ambasadës së Britanisë së Madhe kanë deklaruar se po presin që shumë shpejt kompania e përzgjedhur të nisë punën.
Kohavision merr vesh se interesim për përzgjedhjen e drejtorit të Doganave kanë shprehur edhe disa ambasada të huaja, zyra e BE-së dhe EULEX-i, por zyrtarë të tyre nuk u janë përgjigjur pyetjeve të KTV-së.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...